Pasdite lirohet rruga Mitrovicë-Leposaviq - Bota Sot
Pasdite lirohet rruga Mitrovicë-Leposaviq

Mitrovica

E diel, 23 shtator 2018

Pasdite lirohet rruga Mitrovicë-Leposaviq

Më: 16 gusht 2018 Në ora: 11:35
Rruga Mitrovicë -Leposaviq.

Ministria e Infrastrukturës bën të ditur se pasdite do të lirohet për  rruga Mitrovicë -Leposaviq.

Mbrëmë në lokacionin “Kërshi i Dudës” ka ndodhur një rrëshqitje e masivit të dheut dhe gurëve, nga të cilat për pasojë është shkaktuar edhe bllokimi i rrugës.

Ministria e Infrastrukturës, me të marrë informatat e para për këtë situatë, ka reaguar, fillimisht në bashkëpunim më Policinë e Kosovës, ka ndërprerë lwvizjen e pjesëmarrësve në komunikacion në ketë pjesë, për të parandaluar ndonjë aksident dhe poashu ka nxjerrë në teren kompaninë e mirëmbajtjes, e cila është duke e bërë sanimin e kësaj situate.

“Ministria e Infrastrukturës ka ndërmarrë poashtu edhe hapa të tjerë që të mos përsërtitet situata e njëjtë, duke vendosur elemente të parafabrikuara (masa të betonit) që do të parandalojnë rrëshqitjen në të ardhmen”, thuhet në njoftim.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test