Si t’i ndihmojini fëmijët të largojnë ankthin kur flasin?

Mjekësi alternative

Si t’i ndihmojini fëmijët të largojnë ankthin kur flasin?

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 17:17
Ilustrim

Që t`ja largoni fëmijës ankthin kur flet veproni në këtë mënyrë:

Mundohuni ta inkurajoni të flasë më shumë

Kur ai flet, dëgjojeni me kujdes dhe jepini rendësi asaj ç’ka ai thotë; gjatë bashkëbisedimit shikojeni në sy dhe vëzhgojini me kujdes gjestet e tij.
Megjithëse nga gjestet mund ta kuptoni se çfarë do të thotë, hiquni sikur nuk e keni kuptuar, derisa fëmija të shprehë mendimin e tij. Mungesa e besimit në vetvete e detyron që mesazhin ta përcjellë nëpërmjet gjesteve dhe të largohet nga fjalët.

Gjatë kohës që fëmija flet, dëgjojeni me kujdes dhe mos ia prisni fjalën. Përshtatuni edhe ju shpejtësisë së të folurit të tij kur flisni dhe formoni një atmosferë të rehatshme e të këndshme gjatë dialogut.

Hiqni dorë nga pyetjet e shpeshta drejtuar fëmijës. Përgjigjet e pyetjeve tuaja le të jenë: “PO” ose “JO”.

Fëmija duhet të dëgjohet me kujdes pikërisht atëherë kur flet me dëshirën e tij dhe lejoni të flasë sa të dëshirojë.

Keni gjithashtu kujdes intonacionin e zërit që përdorni kur flisni me fëmijën. Mos të jetë as shumë i lartë e as i ulët, pasi edhe mund të mos t’ju kuptojë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat