Do të dukesh më e re? Provo maskën me qumësht dhe ujë orizi

Mjekësi alternative

Do të dukesh më e re? Provo maskën me qumësht dhe ujë orizi

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 09:44
Maska

Periudha e prag-festave njihet ndryshe dhe si periudha më impenjative në jetën tonë. Jemi tërë kohës në lëvizje për të bërë pazaret e fundit , dekorimet e shtëpisë dhe pemës, por duhet pak kohë edhe për veten.

Ndoshta nuk keni mundësinë t’i lejoni vetes trajtimet e shtrenjta. Për këtë arsye ju njohim me maskën ideale të Krishtlindjes që do ju bëjë të dukeni më e re dhe më e freskët.

Përbërësit janë : 4 lugë oriz të bardhë, 2 lugë qumësht blete dhe një lugë gjelle mjaltë.

Pasi të zieni orizin, kullojeni dhe lini veçmas ujin e zierjes. Bashkoni orizin me qumështin e bletës dhe mjaltin. Aplikoni këtë maskë në fytrën e pastruar mirë dhe lëreni të thahet për 60 minuta.

Më pas hiqeni me ndihmën e një tamponi pambuku dhe lani fytyrën me ujin e orizit. Rezultati do jetë i shkëlqyer.

Në Azinë e largët uji i orizit është një nga produktet bazë për të patur bukuri natyrale. Ai është i pasur me shumë vitamina dhe lëndë ushqyese të dobishme dhe për shëndetin në përgjithësi.

1.Ai është i pasur me vitaminë B,acid folik, hekur, kalium, magnez dhe zink , të cilat i fiton gjatë zierjes.
2.Ka përmbajtje inositoli, një substancë komplekse që nxit zhvillimin e qelizave të reja dhe stimulon qarkullimin e gjakut.
3. Mbron lëkurën nga veprimi i kushteve atmosferike i ftohti, i ngrohti, dielli etj.
4.Shërben si tonifikues i mrekullueshëm natyral i lëkurës.
5.Trajton problemet gastrointestinal si diarreja, përzierjet, të vjellat etj.
6.Nëse pini ujë orizi ai do të rregullojë natyralisht temperaturën e trupit.
7.I fal fytyrës shkëlqim dhe butësi.

Mund ta pini ujin e orizit përpara çdo vakti, siç është ose duke e karamelizuar me mjaltë ose kanellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat