Eliminojeni stresin për pesë minuta: pas këtij veprimi zemra rrah normalisht, truri mendon drejt!

Mjekësi alternative

Eliminojeni stresin për pesë minuta: pas këtij veprimi zemra rrah normalisht, truri mendon drejt!

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 10:56
Ilustrim

Kur ballafaqoheni me probleme të pakapërcyeshme, kjo teknikë mund të bëjë magji.

Jemi mësuar që t’i kanalizojmë sasitë e vogla të stresit të përditshëm, mirëpo kur na ndodhin probleme të mëdha, ato i shoqëron një stres i madh.

Për të përballuar me sukses këtë lloj stresi ju propozojmë teknikën e lashtë japoneze të relaksimit për të cilën ju nevojiten pesë minuta.

Rezultati përfundimtar i kësaj teknike është qetësim i punës së zemrës, mendim racional dhe balancë e trupit dhe e mendjes.

Për të praktikuar me sukses këtë teknikë ju nevojitet që të njihni mirë dorën tuaj, sepse çdo gisht reagon ndaj ndjenjave dhe sjelljeve të caktuara.

Gishti i madh – Ky gisht është i ngarkuar për anksiozitet dhe brengosje.

Gishti tregues – Do t’ju ndihmojë që të mbizotëroni frikën.

Gishti i mesëm – Ky gisht do t’ju ndihmojë që të eliminoni hidhërimin dhe zemërimin.

Gishti i unazës – Është i njohur si gisht i cili do të zgjidhë pikëllimin dhe depresionin dhe do të përmirësojë vendosmërinë tuaj.

Gishti i vogël – Do t’ju ndihmojë që të qetësoheni dhe të jeni më optimist.

Teknika është kjo:

Me dorën e majtë kapni gishtin e madh dhe lehtë tërhiqeni ashtu që gishtin ta tërhiqni nga jashtë.

Pastaj vazhdoni procedurën me gishtin tregues, me gishtin e mesëm, me gishtin e unazës dhe në fund me gishtin e vogël.

Secilit gisht bëni masazh 1 deri në 2 minuta. Do të ndieni që kjo metodë ndikon atëherë kur zemra të ketë ritëm normal, ndërkaq trupi dukshëm të relaksohet.

Praktikoni këtë shkathtësi çdo ditë në mënyrë që të jeni të qetë dhe të jeni në harmoni me vetveten. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat