Përdorimet e shumta të vajit të bajames

Mjekësi alternative

Përdorimet e shumta të vajit të bajames

Më: 2 janar 2017 Në ora: 23:48
Vaji i bajames

Vaji i bajames gjen zbatim kryesisht në kozmetikë, pra në fushën  e estetikës, por ai është gjithashtu i dobishëm për disa probleme  të lëkurës, të tilla si ekzema apo puçrrat në fytyrë. Shumë  produkte bukurie përmbajnë vaj bajameje në mesin e përbërësve  të tyre, të tilla si kremrat apo shampot e flokëve.

Nëse do të bëni një masazh, vaji i bajames ndihmon për të  qetësuar ankthin, nervozizmin dhe stresin. Ai është përdorur për  cilësitë e tij qetësuese, duke qenë i dobishëm në rastet e problemeve të lëkurës me inflamacion të butë, të tilla si lëkura e thatë apo herpesi.

Redukton kruarjen, mbron dhe zbut lëkurën dhe mukozën. Vaji i bajames këshillohet edhe për trajtime ndaj pezmatimit të lëkurës, zbut të djegurat në rast skuqjeje, zvogëlon dhimbjet dhe heq acarimin.

Përfitime të tjera të vajit të bajames

Ai është shumë i mirë për flokët – Vaji i bajames është i shkëlqyer për ata që kanë flokë të thatë, pasi ai i jep butësi dhe shkëlqim pas përdorimit të parë. Parandalon rënien e flokëve për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve oleike. Duke qenë i pasur me vitaminë E, vaji i bajames ndihmon në përmirësimin e shëndetit të kokës, të tilla si zbokthi dhe dermatiti i lëkurës. Për të marrë nga përfitimet e vajit të bajames, ju mund të derdhni disa pika në pëllëmbën e dorës dhe pasi të keni bërë dush ose banjë fërkoni flokët dhe lëkurën e kokës. Një alternativë është që ta përdorni atë në vend të balsamit, duke e lënë për disa minuta dhe pastaj ta shpëlani me ujë të ngrohtë.

Është i mirë për lëkurën – Vaji i bajames është i shkëlqyer për të trajtuar disa probleme të lëkurës, veçanërisht thatësinë, ekzemën dhe puçrrat në fytyrë. Falë acideve yndyrore që përmban, ai është i përsosur për hidratimin e lëkurës. Gjithashtu, ai rrit furnizimin me gjak të enëve dermale (nëse e aplikoni atë në një lëvizje rrethore) dhe ruan lëkurën në gjendje të përsosur, të pastër, të butë, rinore dhe me ngjyra të ndezura. Për më tepër, në sajë të vitaminës E, vaji i bajames është një antioksidant i shkëlqyer që ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës.

Heq strijat në lëkurë – Ndër problemet e lëkurës, strijat janë ato që shkaktojnë më shumë probleme te gratë dhe zakonisht shfaqen pas lindjes pasi humbin shumë peshë. Vaji i bajames është një zgjidhje e shkëlqyer në shtëpi për të eliminuar strijat sepse falë acideve yndyrore dhe vitaminës E ai rigjeneron lëkurën, duke e lënë atë të butë dhe të hidratuar. Ai gjithashtu mund të reduktojë ndjeshëm rrudhat në fytyrë apo në qafë nëse zbatohet menjëherë. Për të rritur efektivitetin e këtij ilaçi, ju mund të përzieni një lugë gjelle vaj bajameje me një kapsulë vitaminë E dhe të bëni masazh me lëvizje rrethore me këtë përzierje në lëkurë të pastër, të paktën një herë në ditë. Një alternativë e mirë për rrudhat është të aplikoni një pikë vaj bajameje rreth syve, ballit apo mjekrës me masazh të butë, dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje.

Përmirëson pamjen e fytyrës

Për njerëzit të cilët kanë probleme me puçrrat në fytyrë, pikat e zeza apo lëkurë me yndyrë, vaji i bajames është një aleat i madh. Ai përmban një sasi të mirë të acideve yndyrore, por ka edhe komponentë të tjerë dhe ushqyes që përmirësojnë pamjen e lëkurës në fytyrë, supe, kurriz dhe gjoks. Ju mund të përgatisni një maskë me 30 ml vaj bajameje, një të verdhë veze dhe një mollë. Është shumë e thjeshtë për të përgatitur këtë maskë: qëroni mollën, i hiqni tulin dhe e grimconi. Shtojini të verdhën e vezës dhe vajin e bajames. Përziejeni derisa të përftoni një masë homogjene. Aplikoni maskë në fytyrë ose në zonat ku ka pika të zeza dhe e lini të qëndrojë për gjysmë ore. Pas kalimit të kohës e shpëlani me ujë të ngrohtë dhe më pas aplikoni një zbutës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat