Harrojeni mjaltin e limonin, çokollata ua largon ftohjen

Mjekësi alternative

Harrojeni mjaltin e limonin, çokollata ua largon ftohjen

Më: 10 janar 2017 Në ora: 22:09
Çokollata

Të gjithë kemi dëgjuar se mjalta dhe limoni, mund t’ju ndihmojnë që ta tejkaloni ftohjen.

Mirëpo tani një ekspert i organeve respiratore, thotë se çokollata është edhe më e mirë.

Profesori Alyn Morice, thotë se ka edhe studime që e dëshmojnë këtë gjë.

Studimet e kanë vërtetuar se pacientët të cilët kanë marrë ilaçe që për bazë kishin çokollatën, kanë pasur përmirësim të simptomave përbrenda dy ditësh.

Edhe studimet e kryera në Universitetin Imperial College në Londër, kanë zbuluar se një alkaloid që ndodhet në kokoa, është ilaç shumë i mirë për ta larguar të ftohurën.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat