Për çka ka nevojë lëkura juaj?

Mjekësi alternative

Për çka ka nevojë lëkura juaj?

Më: 5 shkurt 2017 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Lëkura jonë u nënshtrohet çdo ditë sulmeve nga agresorë të ndryshëm të mjedisit si dielli, ndotja etj. Gjithashtu, ndikojnë dhe kequshqyerja, stresi apo ndryshimet hormonale.

Prandaj është e rëndësishme që të tregoni kujdesin e duhur ndaj lëkurës, në mënyrë që të veproni përpara se të jetë tepër vonë.

Një nga pemët që ju ndihmon për të realizuar këtë proces është bajamja, e cila ka shumë cilësi. Fillimisht e kanë përdorur egjiptianët në produktet e tyre të bukurisë.

Bajamja është e pasur me aminoacide dhe vitamina, ka veti qetësuese, hidratuese dhe tonifikuese. Nuk mund të lihet pa përmendur edhe aroma e saj neutrale.

Të gjitha këto veti e bëjnë bajamen shumë të përdorshme dhe të dobishme për produktet kozmetike.

Rekomandojmë linjën e plotë të bajames “L’Occitane”.

Bajamja është e njohur për vetitë e saj qetësuese. “L’OCCITANE” ka zbuluar se bajamja ka aftësi të pabesueshme për tonifikimin dhe elasticitetin e trupit.

Për këtë arsye e ka bërë pjesë përbërëse të produkteve për kujdesin e trupit dhe higjienës. Falë përdorimit të produkteve me përmbajtje bajameje, lëkura bëhet më e fortë, elastike dhe e butë, kështu trupi shkëlqen.

Vaj bajameje  dushi

Ky vaj larës zbut lëkurën falë aftësisë që ka bajamja. Ai është i pasur me acide yndyrore ushqyese omega 6 dhe 9, ndaj lëkura pastrohet, hidratohet dhe bëhet më elastike, edhe gjatë larjes.

Sapun me bajame

Ai ndihmon në procesin e eksfolimit të lëkurës, duke stimuluar edhe rigjenerimin e qelizave. Falë përmbajtjes së bajameve të shtypura brenda, ai pastron lëkurën duke e bërë më të butë dhe me aromë të këndshme.

Qumësht bajameje

Ky qumësht “2/1” ka përmbajtje vaji, qumështi, protein bajamesh si dhe silic; produkte që ushqejnë dhe forcojnë lëkurën tuaj. Përparësia: formula e tij përmban mikroperla që i japin shkëlqim dhe zbukurojnë lëkurën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat