Konsumimi i frutave dhe perimeve largon depresionin

Mjekësi alternative

Konsumimi i frutave dhe perimeve largon depresionin

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 09:35
Ilustrim

Që një kohë të gjatë dihet se frutat dhe perimet janë qenësore për një shëndet të mirë.

Mirëpo tani shkencëtarët po e dëshmojnë se nga frutat e perimet mund të keni edhe përfitime psikologjike.

Sipas një studimi të ri, është konstatuar se konsumimi i këtyre produkteve e largon depresionin në një periudhë dy javore.

Studiuesit e Universitetit të Otagos, kanë ekzaminuar 171 të rritur të moshës 18-të dhe 25 vjeçare për të parë shprehitë e tyre të të ushqyerit.

Ata që konsumonin rregullisht fruta dhe perime, kishin përmirësime të dukshme në gjendjen e tyre psikologjike dhe ishin më të motivuar, shkruan Daily Mail.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat