Mrekullia bimore që rregullon organizmin e njeriut brenda një dite

Mjekësi alternative

Mrekullia bimore që rregullon organizmin e njeriut brenda një dite

Më: 21 shkurt 2017 Në ora: 15:39
Kalendula

Kalendula është një lule portokalli që rritet kudo nëpër vendet mesdhetare. Ajo është përdorur ndër shekuj si erëz në gatim dhe si ngjyrues i orizit, apo gjellërave të ndryshme.

Përveç pjesës së kulinarisë, lulja e kalendulës mund të përdoret si çaj në luftën kundër shumë sëmundjeve dhe në mbrojtjen e sistemit imunitar. Në shumë vende të Europës, kalendula është e njohur për trajtimin e sëmundjeve të lëkurës. Ja disa nga përfitimet shëndetësore të kësaj mrekullie:

Sistemi imunitar

Përbërësi që i jep ngjyrën portokalli kësaj luleje është beta-karroteni. Për këtë shkak ajo është e pasur në vitaminë A. Lulet e kësaj bime përmbajnë vajëra esencialë dhe sheqerna të cilat stimulojnë sistemin imunitar, duke e bërë çajin e kalendulës pijen ideale që duhet të pini kur jeni ftohur.

Lehtëson dhimbjet menstruale

Një tjetër përdorim popullor i kalendulës është rregullimi i ciklit menstrual dhe lehtësimi i tij. Ky çaj mund të ndihmojë në mënyra të ndryshme këtë proces.

Lëkurë e shëndetshme

Përdorimi i çajit të kalendulës rrit prodhimin e kolagjenit në organizëm duke bërë që ju të dukeni më të rinj. Kalendula është i shkëlqyer dhe në trajtimin e inflamacionit dhe funksionon shumë mirë si një antiseptik dhe parandalues i shumë infeksioneve.

Mënyra e përgatitjes:

Për të përgatitur këtë çaj është shumë e thjeshtë. Mjafton të vendosni një bustinë nga ky çaj në një filxhan me ujë të valuar. Mund t’i shtoni mjaltë, sheqer apo qumësht sipas dëshirës.
Çaji i kalendulës mund të gjendet në çdo dyqan me produkte bimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat