Trajtojeni prostatën me terapi, pa pasur nevojë për operim

Mjekësi alternative

Trajtojeni prostatën me terapi, pa pasur nevojë për operim

Më: 8 mars 2017 Në ora: 19:54
Prostata

Natën e kaluar, hulumtuesit thanë se presin që teknika e tyre e re – e quajtur embolizim i arteries së prostatës – ta zëvendësojë trajtimin standard të prostatës së zgjeruar.

Mijëra burra pritet që të përfitojnë nga teknika e re që i shfrytëzon rruazat plastike në mënyrë që ta bllokojë furnizimin me gjak dhe t’i tkurrë gjëndrat e zgjeruara, shkruan Daily Mail.

Teknika e rruazave është testuar në Portugali në 1 mijë burra të moshës së mesme

“Brenda pesë vitesh mendoj se kjo do ta zëvendësojë operimin dhe trajtimin standard”, tha Joao Martins Pisco, i cili i udhëhoqi këto studime në spitalin St. Louis në Lisbonë të Portugalisë.

“Kjo terapi ua ofron meshkujve një opsion që është më pak invaziv se sa terapitë tjera dhe i lejon ata që t’i kthehen jetës normale shpejtë”, shtoi ai.

Gjysma e meshkujve mbi moshën 50 vjeçare vuajnë nga prostata e zgjeruar dhe për çdo vit 45 mijë veta rrezikojnë duke e hequr një pjesë të saj përmes operimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat