Si t’i ndalni dhimbjet e migrenës vetëm me kripë?

Mjekësi alternative

Si t’i ndalni dhimbjet e migrenës vetëm me kripë?

Më: 9 mars 2017 Në ora: 14:44
Ilustrim

Migrena është ndër sëmundjet më të zakonshme dhe karakterizohet nga dhimbje të tmerrshme të kokës. Pra, ajo padyshim se është shkatërruese dhe thuajse e papërballueshme.

Shumica e njerëzve që e përjetojnë këtë lloj të dhimbjes së kokës, i drejtohen ilaçeve farmaceutike – të cilat ofrojnë zgjidhje të përkohshme dhe shpeshherë nuk ofrojnë fare ndihmë.

Por, fatmirësisht ekziston një ilaç natyral për migrenën, i cili përbërës kryesor e ka kripën.

Për ta trajtuar migrenën, duhet të zgjidhni kripë të kualitetit të lartë, siç është kripa kristale e Himalajës. Kjo kripë është ndër më të kompletuarat në botë dhe është e paketuar me 84 minerale, elektrolite dhe elemente tjera.

Prandaj, kjo kripë mbetet një zgjidhje e përsosur për lehtësimin e dhimbjeve të kokës, të cilat shkaktohen nga migrena. Sidoqoftë, përveç këtyre, kripa e Himalajës edhe jua përmirëson sistemin e imunitetit, i balancon nivelet në enët e gjakut dhe e rikthen balancimin e elektroliteve dhe alkalinës në trup.

Përbërësit:

– Gjysmë lugë gjelle kripë të Himalajës

– Gjysmë limoni

– Një gotë ujë

Përgatitja e këtij ilaçi është tejet e thjeshtë: shtrydhni lëngun e limonit në një gotë me ujë dhe shtojani kripën. Këtë pije pijeni menjëherë dhe do t’i vëreni efektet lehtësuese. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat