Jogurti lufton depresionin

Mjekësi alternative

Jogurti lufton depresionin

Më: 10 mars 2017 Në ora: 15:50
Jogurti, ilustrim

Tashmë i dimë përfitimet e jogurtit për tretjen, lëkurën e pastër dhe flokë të shndritshme.

Ndërsa një studim i ri ka gjetur që jogurti mund të trajtoj edhe depresionin, ngaqë përmban bakteret lactobacillus, shkruan Daily Mail.

Të gjeturat tregojnë që niveli i lactobacillus që gjendet në zorrë, ndikon në nivelin e kynurenine që gjendet në gjak, e cila është përgjegjëse për nxitjen e depresionit.

Kur nivelet e lactobacillus u zvogëluan në zorrë, nivelet e kynurenines janë ngritur, kështu duke shkaktuar simptomat e depresionit.

Studiuesit nga Universiteti Mjekesor në Virgjina, kanë  thënë që këto të gjetura tregojnë që ambienti i mikroorganizmave në zorrë mund të ndihmoj në trajtimin e shëndetit mental në mënyrë natyrale, kështu duke eliminuar ilaçet toksike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat