Kafeina ulë rrezikun e çmendurisë

Mjekësi alternative

Kafeina ulë rrezikun e çmendurisë

Më: 5 prill 2017 Në ora: 17:06
Ilustrim

Kafeina dhe 23 komponimet e tjera të saj, kanë potencial për të rritur fuqinë e një enzime në tru e cila kryen funksionin e mbrojtjes kundër çmendurisë.

Kështu thuhet në një studim të fundit, i cili u praktikua nga minjtë, ka pohuar profesori i shkencave psikologjike dhe të trurit në Universitetin e Indianës.

Hui-Chen Lu po ashtu ka thënë se ky zbulim, mund të ndihmojë në përpjekjet paraprake për të zhvilluar barnat të cilat rrisin nivelet e kësaj enzime në tru.

Por ky nuk është efekti i vetëm që mund të sjell kafeina. Kjo pasi nga kjo enzimë mund të krijohen bllokada të ndryshme kimike kundër ndonjë çrregullimi apo ndonjë efekti të madh negativ që rezulton në dëmtimin e shëndetit të trurit.

Këto enzima të cilat arrihen nga përdorimi i kafeinës, ndihmojnë në reduktimin e sëmundjeve si Alzheimer, Parkinson e po ashtu sëmundjet e Hantingtoni, sklerozën laterale amiotrofike e njohur gjithashtu si ALS apo sëmundja e Lou Gehrig.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat