Vajërat që lehtësojnë dhimbjet e migrenës

Mjekësi alternative

Vajërat që lehtësojnë dhimbjet e migrenës

Më: 10 maj 2017 Në ora: 22:39
Vaji i rozmarinës

Migrena është një sëmundje neurologjike që shoqërohet me dhimbje koke të karakterit pulsues. Dhimbja është shumë e fortë, e tillë që kërkon shkëputje nga çdo lloj aktiviteti për të qëndruar në qetësi deri në momentin që kalon.

Shpesh migrena paraprihet nga shenja paralajmëruese si: ndjesi shpimi në krah ose në këmbë, shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ndjesi e vjelljes si dhe një ndjeshmëri ekstreme ndaj dritës apo zhurmës. Alergjitë, çrregullimet hormonale, stresi dhe niveli i ulët i sheqerit në gjak janë disa gjendje shëndetësore që stimulojnë shfaqjen e migrenës.

E për lehtësimin e këtyre dhimbjeve ndihmojnë këto katër vajra esenciale.

 Vaji  i mentes

Në qoftë se vuani vazhdimisht nga dhimbja therëse e migrenës, masazhoni me lëvizje rrethore me vaj të mentes ballin, tëmthat dhe dhe zonën pas qafës. Ky trajtim efektiv neutralizon dhimbjen dhe e qetëson atë.

Vaji i lavandës

Lavanda është një ndër lulet më aromatike që përdoret edhe në parfumet e ndryshme, locionet larëse, kremërat dhe maskat e ndryshme të bukurisë. Funksionon gjithashtu edhe si qetësues për dhimbjen e migrenës dhe lufton ankthin e stresin.

Vaji i ekulaiptit

Vaji i ekualiptit pastron trupin nga mbetjet toksike dhe mikroorganizmat të dëmshëm. Gjithashtu eliminon presionin e sinusit, i cili shpesh çon në dhimbje koke të vazhdueshme. Ka veti anti-inflamatore, redukton formimin e edemës dhe ndihmon në vendosjen e stabilitetit hormonal tek pacientët që vuajnë nga migrena. Ngrohni disa pika vaj eukalipti dhe masazhoni pjesën e pasme të qafës, ballin, tëmthat dhe gjoksin. Ky veprim ndihmon në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe eliminon bllokimet e hundës, që nxisin tensionin e sinusit  dhe migrenës.

Vaji i rozmarinës

Ky vaj ka në përmbajtjen e tij komponentë me përmbajtje anti-inflamatore dhe analgjetike. Redukton stresin dhe trajton dispepsinë, e cila është një shenjë e zakonshme e dhimbjes së kokës. Mund të masazhoni ballin, tëmthin dhe hundën. Ose mund ta konsumoni duke e shtuar në çaj, smoothie dhe ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat