A ju dhemb shpina? Ju sjellim këshilla se si ta forconi atë!

Mjekësi alternative

A ju dhemb shpina? Ju sjellim këshilla se si ta forconi atë!

Më: 14 maj 2017 Në ora: 19:47
Ilustrim mj

Shmnangni dhimbjet në shpinë me ndryshimin e shprehive. Sa herë ju kanë dhënë vërejtje prindërit, kur keni qenë të rinjë, që ta mbani trupin drejtë? Pranone: sot thoni si nuk i kemi dëgjuar për të gjitha, duke e marrë parasysh se tani u është kërrusur qëndrimi si rezultat i 80 përqind të problemeve me shpinën.

A mund të bëhet diçka për të ndaluar dhimbjet në shpinë? Edhepse asnjëherë nuk është vonë, me shprehitë e shëndetshme është mirë të filloni më së voni para dekadës së tretë të jetës suaj.

Shpesh harrojmë se shpina është pjesë e mjedisit të përbërjes nervore, bashkë me trurin, e cila mbështet në milion nerva të cilat trurit ia dërgojnë sinjalet dhe porositë që i kontrollojnë funksionet tona trupore. Nëse shpina është jo e shëndoshë, ato porosi do të dërgohen gabimisht, e rezultati do të jetë dhimbja, dobësimi i duarve dhe këmbëve, dobësimi i ndjenjave në gjymtyrë, frymëmarrja e rënduar, taitja ose kontrolli mbi fshikzën e urinës dhe zorrët.

Në mënyrë që t’i shmangni këto simptome të pakëndëshme dhe këtë gjendje, ju rekomandojnë ushtrimet si më poshtë:

1. Asgjë pa qëndrimin drejtë

Kujtoni paralajmërimet e prindërve dhe drejtone kurrizin derisa ecni ose rrini ulur. Shtrëngoni muskujt e barkut dhe shpinës, hidhni shpatullat mbrapa dhe mjekrrën ngrisne lartë me krenari!

Do të dukeni më i madh, më me vetëbesim, më mirë do të merrni frymë, do ta përmirësoni nivelin e energjisë dhe gjendjen e përgjithshme të organizmit. Kur trupi është në pozitën e drejtë, tendosja e shpinës është minimale.

2. Si merrni frymë?

Mësoni nga aktorët dhe këngëtarët dhe merrni frymë nga diafragma. Nëse nuk jeni të sigurtë se si saktësisht duket kjo lloj e frymëmarrjes (poashtu quhet edhe frymëmarrje stomaku) – veni duart në stomak dhe përcillni se si ato ngriten gjatë thithjes së ajrit – si përgjigje e lëshimit të diafragmës dhe presionit në organet e stomakut. Gjatë lëshimit të ajrit diafragma kthehet kah pjesa e eperme, përdersia stomaku shfryhet.

Merrni frymë me ndihmën e diafragmës dhe do ta përmirësoni qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin, e njëkohësisht edhe do të relaksoheni.

3. Ushtrimet për këtë qëllim

Bëni dhjetë minuta ushtrime të preferuara për këtë qëllim, në mënyrë që të forconi shpinën. Tërhiqne qafën, kryeni një lakim (tërheqje) të butë mbrapa, tërhiqne trupin në pozitë të gjunjëzuar…

4. Mos këni turp nga dielli

Dielli është burim i jetës dhe nuk është mirë që t’i shmangeni në tërësi. Është e vertetë se ekspozimi i tepërt në diell është i dëmshëm, por nuk është mirë që të shkohet edhe në ekstremin e kundërt. Dielli pothuajse ka një ndikim magjik në trupin tonë, e këtu përfshihet edhe shpina. Drita e diellit e ngrit nivelin e energjisë në ë gjithë trupin dhe na “detyron” ne në lëvizje. Ajo e mundëson sintezën e vitaminës D (vitamina diellore) e cila është e nevojshme për eshtra të fortë. Në mënyrë që të siguroni koncentrimin e saj në gjak, duhet ta konsumoni së bashku me kalciumin, përndryshe nuk do të keni shumë dobi nga kjo vitaminë.

Rreth 90 përqind e vitaminës D vjen nga drita diellore, prandaj ekspertët rekomandojnë ekspozim të arsyeshëm në diell: mjafton 15 minuta në ditë, pa faktorë mbrojtës.

5. Si ushqeheni?

Besoni apo jo, ushqimi mund të ndikojë në forcimin e shpinës suaj. Edhe më tepër, ka një rol krucial! Regjimi i shëndoshë i ushqimit i cili përmban: proteina (mishi i pulës, e bardha e vezës), vajra të shëndetshëm (për shembull omega-3 acidi yndyrorë që gjendet në frutin e arrës dhe tek peshqit) dhe sasi të madhe të pemëve dhe perimeve të freskëta – ky ushqim është ideal për trup të drejtë, me eshtra dhe muskujt të fortë, të cilat e mbajnë pjesën e shpinës.

Nëse dëshironi ta përmirësoni gjendjen e shpinës suaj, merrni ushqim plotësues me vitaminën B kompleks dhe omega-3 acid yndyrorë, të cilat mund t’i zbusin dhimbjet në skajet nervore në pjesën e shpinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat