Frutat që parandalojnë goditjet në tru dhe mbajnë në kontroll tensionin e lartë - Bota Sot
Frutat që parandalojnë goditjet në tru dhe mbajnë në kontroll tensionin e lartë

Mjekësi alternative

E mërkurë, 23 gusht 2017

Frutat që parandalojnë goditjet në tru dhe mbajnë në kontroll tensionin e lartë

Më: 19 qershor 2017 Në ora: 23:46
Ilustrim

Me rritjen e temperaturave, mjeket na paralajmërojnë që qëndrimi jashtë gjatë orëve më të nxehta mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë. Hipertensioni, goditjet cerebrale mund të shkaktojnë dëmë të pakthyeshme duke rrezikur dhe jetën e gjithësecilit prej nesh. 

Goditja cerebrale ndodh kur zona të caktuara në tru nuk furnizohen me gjak, apo në to nuk rrjedh mjaftueshëm gjak. Qelizat në atë zonë të trurit fillojnë të vdesin dhe mund të ndikojnë në aftësinë e të folurit, menduarit apo lëvizurit. Goditjet cerebrale mund të jenë fatale por mund të na lënë dhe me pasoja të pakthyeshme si paraliza të pjesshme të trupit.

Për të shmangur luhatjet e tensionit apo goditjet në tru gjatë stinës së verës konsumoni sa më shumë nga frutat e mëposhtme : 
Bananet janë të pasura me potassium, mineral që ka fuqinë të ulë presionin e lartë të gjakut dhe mbron zemrën nga ataket kardiake.
Kivi plotëson 7% të nevojës trupore për magnesium (minerali më i rëndësishëm për shëndetin mendor) 9% të nevojave për potassium dhe 2% për kalium. Enzimat aktive të kivit parandalojnë trashjen e mureve të zemrës. 

Ngrënia e portokajve për 3 deri në 4 javë rresht ka treguar se mund të ulë ndjeshëm presionin e gjakut duke minimizuar rrezikun për hypertension. 

Lycopene, karotenoidi i gjendur me shumicë tek domatet është vërtetuar të ulë ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru. Studimi shkencor është botuar në një revistë finlandeze dhe ka dalë në përfundimin se ky frut ul me 55% shancet e një goditjeje në tru. 
Shega njihet gjithashtu për fuqinë e saj antioksiduese ndaj duhet ta konsumoni sa me shume ne trajten e lengjeve. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test