Vendi i parë në botë ku lindjet me Sindromën Down janë gati të zhduken

Mjekësi alternative

Vendi i parë në botë ku lindjet me Sindromën Down janë gati të zhduken

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 21:44
Ilustrim

Islanda është afër të bëhet vendi i parë ku askush nuk lind një fëmijë me sindromën Down.

Testet para lindjes u futën në filim të viteve 2000 dhe shumica dërrmuese që marrin një test pozitiv kanë ndërprerë shtatzëninë e tyre.

Ndërsa testet janë opsionale, të gjitha nënat shtatzëna informohen për disponueshmërinë e tyre dhe deri në 85 përqind gjedhin ta marrin atë, shkruan Independent.

Është quajtur testimi i kombinimit i cili përdoru ultratinguj dhe teste të gjakut- si dhe faktorin e moshës së nënës.

Kjo përcakton nëse fetusi do të ketë një anamoli kromozomale më e zakonshme e të cilave rezulton në sindromën Down.

Ligji në Islandë lejon abortin pas 16 javësh nëse fetusi ka një deformim dhe sindroma e Down-it është e përfshirë në këtë kategori.

Mesatarisht, vetëm një ose dy fëmijë me sindromën Down lindin në Islandë çdo vit. Ndonjëherë, kjo është si rezultat i një prove të pasaktë.

Helga Sol Olafsadottir këshillon gratë që po konsiderojë dhënien fund të shtatzënisë gjatë një anomalie të fetusit.

Ajo ka thënë për një gazetë: “Ne nuk e shohim abortin si një vrasje. Ne e shohim atë si një gjë që përfundon”.

“Ne përfundojmë një jetë të mundshme që mund të ketë pasur një komplikacion të madh... duke parandaluar vuajtjet për fëmijën dhe për familjen”, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat