Virusi Zika mund të përdoret si tretman për kancerin në tru

Mjekësi alternative

Virusi Zika mund të përdoret si tretman për kancerin në tru

Më: 9 shtator 2017 Në ora: 15:30
Ilustrim

Virusi i dëmshëm i cili shkakton dëmtime të mëdha në trurin e foshnjave mund të ofroj një tretman për kancerin në tru, kanë deklaruar disa shkencëtarë amerikan.

Deri më tani, virusi Zika është parë si një kërcenim global për shëndetin, e jo si një tretman.

Mirëpo hulumtime të reja kanë treguar që ky virus mund të infektoj dhe shkatërroj në mënyrë selektive qelizat kancerogjene që janë të vështira për t’u trajtuar, në trurin e të rriturve.

Injeksionet me Zika kanë tkurrur tumoret agresive tek minjtë, dhe kanë lënë qelizat e tjera të trurit të pa dëmtuara.

Testimet tek njerëzit ende kanë nevojë për kohë për t’u zhvilluar, mirëpo ekspertët besojnë që Zika potencialisht mund të injektohet në tru me qëllim të largimit të tumoreve kërcënuese për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat