Këtë muaj prezantohet seria e Samsung, Galaxy S24

Mobile

Këtë muaj prezantohet seria e Samsung, Galaxy S24

Më: 2 janar 2024 Në ora: 08:56
Galaxy S24

Gjiganti teknologjik Samsung pritet që këtë muaj të mbajë eventin për prezantimin e serisë së radhës, Galaxy S24.

Eventi për lansimin e serisë së shumëpritur do të mbahet më 17 janar në orën 19:00.

Shitjet priten në fillim të shkurtit.

S24 do të jetë i disponueshëm me 8 GB RAM dhe 128 dhe 256 GB memorie të brendshme, ndërsa S24 Plus dhe S24 Ultra do të ofrojnë 12 GB RAM me 256 dhe 512 GB memorie të brendshme.

Modeli S24 do të ketë bateri 4000 mAh, S24 Plus do të ketë 4900 mAh, ndërsa modeli S24 Ultra do të ketë një bateri 5000 mAh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat