BlackBerry do të zbulojë më shumë detaje për telefonat e rinj

Mobile

BlackBerry do të zbulojë më shumë detaje për telefonat e rinj

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 07:23
BlackBerry

BlackBerry thuhet se është duke punuar në një numër modelesh të reja të telefonave të mençur, ndërsa tani është thënë se detajet për këto pajisje të reja mobile do të vijnë së shpejti.

Lajmi vjen nga drejtori i BlackBerry, John Chen, i cili ka folur për BlackBerry Security Summit duke thënë se javën tjetër do të jap më shumë detaje për modelet e reja të telefonave.

“Njerëzit gjithmonë më pyesin në lidhje me telefonat e rinj, por ne bëjmë shumë më tepër se vetëm telefona.” “Ne jemi duke u bërë një ofrues i shërbimeve profesionale,” tha Chen. “Ne besojmë se çdo gjë që bëjmë do të jetë e rëndësishme për industrinë.”

Ai ka vënë në dukje se biznesi mobil i kompanisë është mirë, por kjo është hera e fundit që ai ishte duke shkuar për të folur për këtë gjatë Samitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat