iPhone 7 Plus me cilësinë e ekranit 2K!

Mobile

iPhone 7 Plus me cilësinë e ekranit 2K!

Më: 10 gusht 2016 Në ora: 22:08
iPhone 7 Plus

Kemi parë shumë thashetheme kohëve të fundit rreth iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus dhe ende nuk është folur shumë mbi rezolucionet e këtyre dy pajisjeve. 

Tani, disa raporte të reja që kanë rrjedhur së fundmi bëjnë të ditur se modeli 4.7 inç i iPhone 7 do të ketë ekran full HD me 1920 x 1080 piksel. 

Në anën tjetër, modeli 5.5 inç pritet të ketë rezolucion 2K prej 2560 x 1440 gjë që e bën këtë model më konkurrues në tregun e pajisjeve të fundit mobile. 

iPhone i ardhshëm nga Apple do të ketë edhe një numër risishë që përfshijnë procesorin Apple A10 dhe RAM memorien prej 3GB. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat