Microsoft fillon dërgimin e përditësimit të përvjetorit të Windows 10-tës tek telefonët Lumia

Mobile

Microsoft fillon dërgimin e përditësimit të përvjetorit të Windows 10-tës tek telefonët Lumia

Më: 18 gusht 2016 Në ora: 10:40
Telefoni Lumia

Microsoft ditën e sotme filloi dërgimin e përditësimit të përvjetorit të Windows 10-tës tek telefonët Lumia pas plot dy javësh nga disponueshmëria e tij në desktop.

Përdoruesit të cilët kanë të instaluar një version të vjetër të Windows 10 Mobile mund të kontrollojë nëse përditësimi është i disponueshëm për ta duke ndjekur këto hapa: Settings > Update & security > Phone update > Check for updates

Qendra e njoftimeve është riorganizuar në përditësimin e përvjetorit. Tani mbështet njoftimet interaktive dhe mundësinë e përshtatjes së cilësimeve të shpejta. Kontroller të rinj të muzikës do të shfaqen në ekranin e kyçjes shoqëruar nga një ikonë e aplikacionit të kamerës. 

Aplikacioni i SMS-ve, shfletuesit Edge, dyqani i aplikacioneve Windows Phone Store dhe asistenti dixhital Cortana gjithashtu janë riorganizuar. Megjithatë një nga risitë më të rëndësishme të këtij përditësimi është aplikacioni i ri i cili gjendet akoma në fazë testimi i Skype. Prej javësh ka qenë i disponueshëm tek anëtarët e programit Windows Insider dhe tani vjen për të gjithë.

Aplikacioni mbështet thirrjet audio dhe video me 24 individë, robotët e komunikimit, dërgimin e fotove, emoticons, një ndërfaqe të errët dhe mundësinë për të dërguar mesazhe nga njoftimi në kohë reale. Mbështetja për SMS-të pritet të bëhet pjesë e aplikacionit në javët në vijim.

Edhe pse platforma e Windows Phone është teorikisht e vdekur në sytë e firmave analitike si Gartner dhe IDC, Microsoft heziton të heqë dorë. Më shumë se 350 milion paisje aktualisht funksionojnë me Windows 10. (PCWorld Albanian)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat