Shpërthen edhe një tjetër iPhone 7

Mobile

Shpërthen edhe një tjetër iPhone 7

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 08:57
iPhone 7

Falë shpërthimeve të smartphone Galaxy Note 7 të kompanisë koreane Samsung, tani të gjithë jemi të vetëdijshëm se bateritë e smartphonëve mund të shpërthejnë.

Por, tani vëmendja qëndron tek gjigandi tjetër i prodhimit të smartphonëve, Apple.

Para pak ditësh pamë një iPhone 7 që kishte shpërthyer, bateria e një iPhone 7 plus ishte fryrë por nuk kishte shpërthyer, një iPhone 6 i cili gati sa nuk shpërtheu në flakë, ndërsa tani kemi një smartphone 6s i cili ka shpërthyer.

Një lexues ka treguar për ‘Phone Arena’ se ishte me shokët e tij kur iPhone i tij – 6s ishte mbuluar nga flaka, derisa xhinset e tij ishin djegur dhe djaloshi kishte pësuar djegie të shkallës së dytë në pjesën e majtë të trupit dhe gishtin e tij tregues.

Djaloshi kishte biseduar me Apple dhe shpreson se ata do ta zëvendësojnë smartphonin e tij.

Apple gjithashtu dëshiron të dijë arsyen se pse ka shpërthyer iPhone dhe eventualisht të lokalizojë ndodhitë e tilla tek konsumatorët.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat