Edhe iPhone 7 merr flakë si Note 7?

Mobile

Edhe iPhone 7 merr flakë si Note 7?

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 00:24
Ilustrim

Mat Jones, një sërfist nga Australia deklaron se iPhone 7 e tij “ka marrë flakë dhe ka shkatërruar makinën”. Të paktën kështu raporton Mashable.

Jones thotë se kishte lënë telefonin e tij mes disa rrobave në makinë, teksa kishte dhënë leksione sërfi.  Kur u kthye ishte shokuar kur pa se nga makina dilte tym. Ai thotë se telefonin e kishte blerë një javë më parë, dhe thotë se nuk ka përdorur asnjëherë ushqyes jashtë standardit.

“Ishte si një valë e madhe të nxehti, që dilte nga makina. Hiri ndodhej brenda rrobave dhe kur i hoqa, pashe se telefoni po shkrinte brenda tyre”, shpjegon Jones.

Apple thotë se është në dijeni të rastit dhe është duke punuar për të. Muajin e kaluar një përdorues i Redditor postoi një foto të një iPhone 7 që kishte shpërthyer. Edhe pse nuk e shpjegonte se çfarë kishte ndodhur por shkruante: “Nuk jam i sigurtë, por diçka ndodhi nga fabrika deri në dorëzim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat