Shtyhet lansimi i Samsung Galaxy S8

Mobile

Shtyhet lansimi i Samsung Galaxy S8

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 16:38
Samsung Galaxy S8

Pas dështimit me Galaxy Note 7, Samsung ka përjetuar edhe një dështim të madh që pritet të ndikojë në të ardhmen.

Pasi anuloi shitjet e pajisjes që shkaktonte shpërthime, telefoni i ardhshëm i kompanisë thuhet se nuk do të lansohet në kohën që pritet, por debutimi i tij është shtyrë.

Sipas “Wall Street Journal”, Samsung Galaxy S8 pritej të lansohej në muajin shkurt të vitit 2017 në panairin MWC, ndërsa tani thuhet se kjo pajisje nuk do të jetë gati për këtë konferencë.

“Kemi gjetur se nuk kishim identifikuar mirë problemet dhe jemi duke vazhduar punën për të gjetur zgjidhje. Prioriteti jonë kryesor mbetet siguria e klientit dhe korrigjimi i 100 për qind i gabimeve me Note 7”, ka thënë një zyrtar i kompanisë për “WSJ".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat