Kamera e Pixel shfaq probleme, Google përpiqet ta riparojë me një përditësim softueri

Mobile

Kamera e Pixel shfaq probleme, Google përpiqet ta riparojë me një përditësim softueri

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 22:13
Ilustrim

Google po zhvillon një përditësim softueri për të adresuar një problem me kamerën e telefonët Pixel.

Një grup përdoruesish shpërndanë fotot e realizuar me një telefon Pixel i cili thuhet se ka kamerën më të mirë që bart një telefon inteligjentë ditëve të sotme.

Fotot kishin një problem, në skajin e djathtë shfaqej një efekt në formë aureole.

Përdoruesit u alarmuan kur mësuan se Google po përpiqet të zgjidhë një problem harduerik me një përditësim softueri.

Efekte të tilla mund të jenë pjesë e çdo kamere telefoni por rasti i Pixel duket të jetë më kronik. Një video në Youtube e publikuar nga Jeff Springer e ilustron akoma edhe më mirë problemin e telefonit.

Gjatë prezantimit të telefonit në Tetor Google tha se Pixel kishte marrë vlerësimin më të lartë nga DxOMark i cili mat performancën e kamerave. Vlerësimi i dhënë vinte theksin tek problemi vetëm në dritë të fortë.

Google tha se është duket zhvilluar një softuer i cili mund të riparojë problemin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat