Nokia Android refuzon perëndimin

Mobile

Nokia Android refuzon perëndimin

Më: 8 janar 2017 Në ora: 21:12
Nokia 6 Android

Telefoni i mençur Nokia 6 Android i pari do të lansohet ekskluzivisht në Kinë.

Pajisja do të plasohet në partneritet me gjigantin JD.com.

Ekipi  thotë se besojnë se pjesët dhe dizajni i këtij celulari  do të pëlqehen shumë në treg.

Nokia ka ndaluar së prodhuari telefona të saj, mirëpo është kompania finlandeze HMD Global e cila ka marrë licencën për prodhimin e tyre.

“Vendimi nga HMD për lansimin e telefonit  të mençur në Kinë është një reflektim i dëshirës për të plotësuar nevojat e botës reale të konsumatorëve në tregje të ndryshme rreth botës" ka thënë kompania në një deklaratë.

 Kina gjatë vitit 2016 kishte një treg prej 552 milionë përdoruesve të telefonave të mençur, një shifër kjo që parashihet të rritet në më shumë se 593 milionë përdorues gjatë vitit 2017.

Ekrani i Nokia 6 Andorid 7.0 Nougat  është "full high definition" me një kamerë prej 16 megapixel.

Çmimi do të jetë rreth 245 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat