Xiaomi bën gati modelet Mi 6 dhe Mi 6 Pro?

Mobile

Xiaomi bën gati modelet Mi 6 dhe Mi 6 Pro?

Më: 11 janar 2017 Në ora: 09:12
Xiaomi

Siç po duket pasuesi i Xiaomi Mi 5 është afër lansimit zyrtar. Fotografitë dhe specifikat harduerike thuhet se janë zbuluar për Mi 6, së bashku me lajmet se një Mi 6 Pro variant mund të jetë në proces të krijimit nga kompania kineze.

Sipas imazheve dhe informatave të publikuara nga MyDrivers.com, Xiaomi Mi 6 mund të ketë 4G RAM dhe një ekran të rrafshët, ndërsa Mi 6 Pro mund të ketë 6GB RAM dhe një ekran të lakuar, të ngjashme me mënyrën se si Samsung ka bërë në modelet e Galaxy S7 dhe Galaxy S7 edge në 2016.

I njëjti publikim pretendon se të dy telefonat do të kenë  procesorin e Qualcomm – Snapdragon 835, së bashku me teknologjinë e Quick Charge 4.

Këto modele të reja të telefonave gjithashtu mund të vijnë me një sensor për gjurmë gishtash dhe baterinë me 4,000mAh.

Faqja poashtu pretendon se çmimin për Xiaomi Mi 6 mund të jetë rreth 288 dollarë, ndërsa çmimi për Mi 6 Pro mund të jetë i përafërt me 360 dollarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat