“Samsung” zbulon shkakun e flakëve te “Galaxy Note 7”

Mobile

“Samsung” zbulon shkakun e flakëve te “Galaxy Note 7”

Më: 16 janar 2017 Në ora: 14:14
Galaxy Note 7

Kompania e famshme koreanojugore e telefonave “Samsung”, ka përfunduar hetimet mbi shkaqet që nxehnin telefonat “Galaxy Note 7” apo madje dhe që shpërthente në flakë.

Për kompaninë, ky problem rezultoi në një nga dështimet më të mëdha në historinë e saj në prodhimin e “telefonave të mençur”. Sipas agjencisë së lajmeve “Reuters”, kompania ka dalë një përfundimin se ishte bateria ajo që shkaktonte nxehjen e pjesës së mbrapme apo në disa raste edhe flakë.

“Samsung” pritet t’i publikojë rezultatet përfundimtare në datën 23 janar, vetëm një ditë para raportit financiar tre mujor të fundit të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat