Hugo Barra largohet nga Xiaomi

Mobile

Hugo Barra largohet nga Xiaomi

Më: 23 janar 2017 Në ora: 11:41
Hugo Barra

Hugo Barra, një prej ekzekutivë globalë më të njohur në krye të Xiaomi prej 2013-tës, njoftoi largimin e tij nga kompania.

Në një postim në rrjetet social ditën e Hëne, Barra, zëvendës President i operacioneve globale të Xiaomi, tha se do të largohet nga kompania pas tre vitesh e gjysëm për të një projekt të ri në Luginën e Silikonit.

Xiaomi, njëherë e një kohë startupi më i vlerësuar në botë, cilësohej si Apple Kinez. Pas arriti vendin e dytë në 2015-ën në listën e prodhuesve më të mëdhenj në botë, startupi ra në vendin e 5-të në 2016-ën.

Barra, i cili ishte në qendër të përpjekjeve të kompanisë për ekspansion përtej Kinës, jetojnë prej kohësh në kryeqytetin e vendit me popullsinë më të lartë në botë, Pekin.

Në një letër dërguar punonjësve në fillim të këtij viti, shefi ekzekutiv i Xiaomi Lei Jun tha se “më e keqja ka mbaruar,” teksa i referohej konkurrentëve lokale në rritje.

Gjatë rolit të Barra, Xiaomi ndaloi prodhimin në Brazil nga mungesa e stabilitetit ekonomik të këtij vendi ndërsa u përjashtua nag India në 2014-ën për shkelje të patentave.

Barra se tha se zyrtarisht do të lërë Xiaomin më 2 Shkurt. Ai nuk specifikoi rolin e tij në projektin e ri. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat