Shtyhet lansimi i Galaxy S8

Mobile

Shtyhet lansimi i Galaxy S8

Më: 23 janar 2017 Në ora: 23:04
Ilustrim

Pas nxjerrjes së përfundimeve rreth tërheqjes së Galaxy Note 7, Samsung ka treguar se nuk do ta lansojë celularin e ri S8 në Kongresin Botëror të Celularëve në shkurt.

Kreu i biznesit të celularëve në Samsung, Koh Dong-jin, tha për Reuters se nuk dihet ende se kur do të lansohet Galaxy S8.

Kompania koreane zakonisht përdorë këtë event që mbahet çdo vjet në Barcelonë, për të lansuar produktet e reja.

Në vitin 2016, Galaxy S7 dhe S7 Edge ishin prezantuar po në këtë kongres, para se të dilnin në shitje për publikun në mars.

Kështu, pas hetimeve në Note 7 që ndikuan në prodhim dhe shitje, Samsung po dëshiron të tregohet më i kujdesshëm me pajisjen e re duke mos u ngutur që ta lansojë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat