Samsung: Fajin për eksplodimin e Note 7 e ka bateria

Mobile

Samsung: Fajin për eksplodimin e Note 7 e ka bateria

Më: 24 janar 2017 Në ora: 13:38
Samsung

Hetimet që gjigandi teknologjik Samsung ka bërë për telashet me Galaxy Note 7, e kanë nxjerrë fajtore baterinë për eksplodimin e disa prej këtyre pajisjeve.

Firma kishte ndaluar shitjen e këtij lloj telefoni, duke humbur 5.3 miliardë dollarë, gjë që e ka dëmtuar shumë reputacionin e kompanisë nga Koreja Jugore.

Të hënën, Samsung ka thënë se as programi softuerik e as hardueri nuk ishin fajtore, por çështja qëndron tek bateritë.

Një investigim i pavarur ndërkombëtar, ka konkluduar se bateritë ishin fajtore për incidentet me Note 7, raporton BBC.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat