Ja çfarë kuptimi ka shkronja “i” tek “iPhone”

Mobile

Ja çfarë kuptimi ka shkronja “i” tek “iPhone”

Më: 24 janar 2017 Në ora: 18:51
Ilustrim

A e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë kuptimi ka shkronja “i” tek emri i “telefonave të mençur”, “iPhone” nga kompania gjigande “Apple”?

Kur Stiv Xhobs prezantoi në një ceremoni madhështore futjen në tregon të këtyre telefonave dhe ‘iMac”-ut në vitin 1998, ai u tha njerëzve të pranishëm se “i” është për internetin.

Sidoqoftë nuk është vetëm kaq. Më vonë shefi ekzekutiv dhe themeluesi i kompanisë “Apple”, Xhobs konfirmoi se shkronja “i” kishte domethënien e pesë fjalëve që fillojnë me të njëjtën gërmë, “informacion, individuale, udhëzues, informues dhe frymëzues” (information, individual, instruct, inform, inspire).

Po ashtu mund ta ndiqni prezantimin e “iMac” nga Stiv Xhobs në video-n e mëposhtme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat