Kjo do të jetë pamja e telefonit “LG G6”

Mobile

Kjo do të jetë pamja e telefonit “LG G6”

Më: 24 janar 2017 Në ora: 19:18
“LG G6”

Kompania e telefonave “LG” me herët ka lajmëruar edhe ardhjen e telefonit të ri i cili do të quhet “LG G6”.

Ndërsa ditën e sotme sipas disa burimeve në fushën e teknologjisë kanë publikuar disa imazhe se di do të duket telefoni i ri i “LG”-së.

Foton e ka publikuar portal i njohur “The Verge”, dhe do të jetë njësoj si edhe është përshkruar para se fotot të bëheshin publike. Ekrani do të ketë një kornizë tepër minimale dhe me skaje harkore. Madhësia e ekranit në raport me të gjithë telefonin do të jetë 90%. Materialet e ndërtimit të këtij telefoni do të jenë prej xhami dhe metal.

Procesori do të jetë “Snapdragon 835” dhe RAM-i 6GB. Me këto element “LG 6G” pritet të jetë një konkurrent i fortë me dy markat e tjera të njohura, “Apple” dhe “Samsung”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat