Kjo mund të jetë logoja e asistentit dixhital Bixby të Samsung

Mobile

Kjo mund të jetë logoja e asistentit dixhital Bixby të Samsung

Më: 12 shkurt 2017 Në ora: 23:00
Samsung

Një nga funksionalitetet flagship të telefonit të ardhshëm të Samsung, Galaxy S8, është asistenti digjital i ri, që thuhet se quhet “Bixby” ose “Bix”.

Ndërkohë që detajet për këtë asistent janë ende të paketa, Neowin ka zbuluar një aplikim për markë të bërë në Rrjetin Evropian të Markave dhe Dizajnit nga Samsung për një logo “B” që mund të jetë ikona për inteligjencën artificiale Bixby.

Aplikimi thotë se logoja është “për softuer kompjuterik ndërveprues që lejon shkëmbimin e të dhënave,” përshkrim i cili i përshtatet një asistenti digjital.

Neowin gjithashtu thotë se logoja mund të stilohet sipas numrit 8, që i përshtatet markës së S8-ës.

Galaxy S8 pritet që të debutojë në fund të Marsit – supozohet që rreth kësaj data do të mësojmë edhe më shumë rreth Bixby. Deri atëherë na duhet të presim dhe të kënaqemi me pak informacione. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat