Kjo e re tek iPhone 8 do t'u çmend

Mobile

Kjo e re tek iPhone 8 do t'u çmend

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 10:07
iPhone 8

Një spekulim i ri ka ‘konfirmuar’ faktin se tre iPhone-ët e rinjë që do të lansohen këtë vit do të kenë mbushës pa tela.

Ndërsa sot, një raport nga Tajvani bën të ditur se njëri prej këtyre tre modeleve do të përdor ekranin OLED, i cili do të furnizohet nga Samsung.

Ky model, i cili thuhet se do të jetë iPhone 8, do të ketë edhe një skaner të bebëzës së syrit, tipar ky që së pari është parë në Galaxy Note 7.

Kompanitë që ndërtojnë pjesët e iPhone do të fillojnë të dërgojnë pjesët e tyre për prodhimin e gjeneratës së re të pajisjes gjatë fundit të tremujorit të parë.

Pajisjet e reja iPhone pritet të lansohen në shtator të këtij viti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat