Zbulohen foto të dizajnit zyrtar të “Galaxy S8”

Mobile

Zbulohen foto të dizajnit zyrtar të “Galaxy S8”

Më: 13 shkurt 2017 Në ora: 21:54
Galaxy 8

Ne tashmë kemi parë shumë imazhe të “Galaxy S8”, por këtë më të fundin që janë shfaqur sot tregojnë një pjesë shumë të mirë se si mund të jetë dizajni i këtij telefoni.

Këto foto digjitale bazohen në diagramet që u rrodhën kohët e fundit dhe i përshtaten të gjitha fjalëve që kemi dëgjuar deri më tani për dizajnin e “Galaxy S8”-ës.

Ne mund të shohim se ka një buton shtëpi dhe se të dy, “Galaxy S8” dhe “Galaxy S8 Plus”, kanë ekrane të lakuar me skaje të dyfishtë.

Sensori i gishtërinjve është në pjesën e pasme së bashku me kamerën. Porta 3.5mm është në dizajn pavarësisht raporteve që thonë të kundërtën.

Fotot e tjera më të fundit të supozuara të telefonit tregojnë një dizajn të ngjashëm.

Foto të tilla digjitale të japin një ide të mirë se çfarë mund të prisni edhe pse nuk e zbulojnë të gjithë dizajnin. “Samsung” pritet që të debutojë “Galaxy S8” më 29 mars.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat