Samsung dominon tregun e telefonëve inteligjentë

Mobile

Samsung dominon tregun e telefonëve inteligjentë

Më: 25 shkurt 2017 Në ora: 15:32
Statistikat

Evenimenti më i rëndësishëm i telefonëve inteligjentë, Kongresi Mobil Botëror, hap siparin javën e ardhshme ku pritet të debutojnë disa produkte të reja nga kjo industri.

Një kompania e cila zakonisht bën bujë në këtë aktivitet është Samsung. Tradicionalisht kompania ka përdorur Kongresin Mobil Botëror për të prezantuar telefonin më të mirë të kompanisë, Galaxy S, por këtë herë jo.

Galaxy S8 është një produkt mjaft i rëndësishëm për kompaninë. Por nuk është i vetmi. Sipas një grafiku të publikuar nga Statista, Samsung prezantoi në 2016-ën plot 31 telefonë inteligjentë duke lënë pas çdo prodhues tjetër. /PCWorld Albanian

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat