Google Assistant vjen tek të gjithë përdoruesit e një telefoni Android 6.0 dhe 7.0

Mobile

Google Assistant vjen tek të gjithë përdoruesit e një telefoni Android 6.0 dhe 7.0

Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 07:35
Google Assistant

Asistenti dixhital i Google së shpejti do të jetë i disponueshëm në të gjithë telefonët me versionet e fundit Android.

Google Assistant është i disponueshëm prej muajsh në telefonët Pixel të gjigandit të motorit të kërkimit, një komponent ekskluziv i produkteve në fjalë.

Ky shërbim, i ngjashëm me Siri në iPhone dhe Cortana në Windows, i vjen në ndihmë përdoruesit gjatë ndërveprimit të tij me aplikacionet dhe funksionalitetet e telefonit.

LG ishte prodhuesi i parë përveç Google që tha se asistenti do të jetë i disponueshëm në një telefon, dhe pikërisht flagshipi G6.

Përditësimi i cili sjell asistentin dixhital fillon këtë javë në Android 6.0 Marshmallow dhe 7.0 Nougat. Me këtë përditësim miliona përdorues Android do të mund të provojnë atë çfarë ka për të ofruar Google Assistant. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat