Telefonat e ardhshëm iPhone do të mbështesin grafikën 4K me GPU të ri

Mobile

Telefonat e ardhshëm iPhone do të mbështesin grafikën 4K me GPU të ri

Më: 9 mars 2017 Në ora: 13:56
Ilustrim

Viteve të kaluara kemi parë se kompania Apple bazohet në Imagination Technologies PowerVR GPU për grafikë te telefonat iPhone.

Nuk jemi të sigurt nëse kjo do të ndryshojë brenda një kohe të shkurtër, veçanërisht kur kemi parasysh detajet e reja për arkitekturën GPU, e cila do t’i hapte rrugë grafikës 4K për telefonat e ardhshëm iPhone.

I ashtuquajturi PowerVR Furian është arkitektura më e re GPU e kompanisë për të cilën Imagination pohon se sjell 70-90 për qind të përmirësimit në performaca të lojërave në situata reale.

Kjo do të përfshijë 35 për qind të performancës më të mirë, ndërsa pritet të sjellë edhe zgjatjen e baterisë.

Sipas MacRumors, Apple ka licencë dhe është aksionar në Imagination Technologies qysh nga viti 2008, që do të thotë se kompania bazohet në teknologjinë e tyre që pothuajse dhjetë vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat