Zbulohet një problem te telefonat e Google

Mobile

Zbulohet një problem te telefonat e Google

Më: 9 mars 2017 Në ora: 23:46
Telefonat e Google

Pixel ishte telefoni i parë që u prodhua nga vetë Google dhe që prej lansimit të tij ka pasur vetëm kritika të mira për të, mirëpo shumë përdorues kanë filluar të ankohen për një problem te ky telefon.

Forumi i Google për ndihmë të konsumatorëve është mbushur me ankesa se një problem shkakton bllokimin e mikrofonit, duke ia pamundësuar atyre realizimin e rregullt të telefonatave ose incizimin e videove me kamerë.

Problemi qëndron te njëri prej tre mikrofonave që gjenden në Google Pixel dhe Google Pixel XL.

Ky problem mund të rregullohet përkohësisht nëse telefoni shtrëngohet në një mënyrë specifike. Mënyra tjetër është nëse mikrofonin e pastroni me tharëse të flokëve.

Google ka ofruar ndërrimin e të gjitha pajisjeve që kanë pasur këtë problem.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat