Pse telefonat dhe tabletët mund të shpërthejnë?

Mobile

Pse telefonat dhe tabletët mund të shpërthejnë?

Më: 21 mars 2017 Në ora: 15:00
Ilustrim

Pajisjet çdo herë e më shumë përdorin bateri kompakte liti-ion, kështu që vështirë është që të gjejmë më bateritë e vjetra dhe të mira AA.

Por, para se gjithash kur këto bateri janë praktike, ndonjëherë vjen edhe deri te gabime. Ndonjëherë dëmtojnë vetëm pajisjet ku ndodhen, por nëse bëhet fjalë për ndonjë gabim serioz atëherë edhe njerëzit mund të pësojnë lëndime serioze, shkruan “Mirror”.

Ka pasur raste kur njerëzit kanë pësuar lëndime si rasti i fundit i një udhëtareje, të cilës në aeroplan i shpërthyen bateritë e dëgjuesve të pajisjes duke i shkaktuar lëndime serioze në fytyrë.

Mos të harrojmë se edhe vitin e kaluar e gjithë linja e telefonave më të ri Samsung Galaxy Note 7 ishte tërhequr për shkak të problemeve me bateritë, të cilat nxehnin pajisjen tejmase duke shkaktuar edhe shpërthime.

Por, ky problem nuk është i lidhur vetëm me telefonat e Samsung, pasi edhe pajisjet tjera shfrytëzojnë të njëjtën teknologji të baterive.

Sikur çdo bateri tjetër, edhe liti-ion përbëhet nga tri pjesë bazike: anoda, katoda dhe elektroliti. Nëse temperatura e baterive arrin mbi 150°C, pjesa plastike do të lirojë lidhjen dhe shkencëtarët konsiderojnë se kjo metodë mund ta shuajë baterinë brenda 0.4 sekondash, transmeton KosovaPress. “Me ndihmën e separatorit tonë të “mençur”, nuk do të ndikojë në performancën elektro-kimike nën kushte normale”, tha Yi Chi, udhëheqës i projektit, duke shtuar se kur të arrijë deri te rrjedhja potenciale termale, lidhja do të aktivizohet dhe do të parandalojë zjarrin ose shpërthimin.

Edhe pse do të kalojë mjaft kohë derisa kjo teknologji të hyjë në telefonat e mençur dhe pajisjet tjera, të cilat i përdorim çdo ditë, mund të bëhet fjalë për hapin e parë rreth arritjes së krijimit të baterive të sigurta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat