Google e teston sistemin operativ Android O

Mobile

Google e teston sistemin operativ Android O

Më: 23 mars 2017 Në ora: 00:34
Ilustrim

Softueri i ri i Google-s, i quajtur Android O, pritet që të sjellë shumë risi pozitive për përdoruesit e elektronikës.

Nuk dihet se kur Android O do të jetë në dispozicion për publikun e gjerë, por Google historikisht ka dhënë më shumë detaje në konferencat e tyre vjetore në muajin maj, shkruan The Telegraph.

Ky sistem operativ thuhet se është shumë i lehtë për të kryer shumë punë menjëherë (multi tasking), ka bateri të përmirësuar sa i përket kohëzgjatjes së saj, si dhe do të pranoni njoftime të limituara, të cilat mund t’i kontrolloni dhe sistemoni vetë.

Ky sistem operativ besohet të ketë edhe shumë karakteristika të tjera pozitive sa i përket Wireless-it, navigacionit të tastierës, si dhe mesazheve e thirrjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat