iPhone 7 edhe në ngjyrë të kuqe, një prodhim special kundër AIDS

Mobile

iPhone 7 edhe në ngjyrë të kuqe, një prodhim special kundër AIDS

Më: 24 mars 2017 Në ora: 11:54
iPhone

Apple ka nxjerrë sot në treg iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus në ngjyrë të kuqe, RED Special Edition, një prodhim special, ku një pjesë e fitimeve do të shkojnë për Fondin Global për luftën kundër AIDS.

Funksioni i këtij telefoni nuk është ndryshe nga telefonat ekzistues “Iphone 7” dhe “Iphone 7 plus”, por ngjyra është simboli i një lufte të fuqishme. Më shumë se dy të tretat e njerëzve të prekur nga AIDS  jetojnë në Afrikën subsahariane, ku (RED) dhe Fondi Globali janë duke punuar për çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje.

Paratë e mbledhura nga (RED) do t’i dhurohen Fondit Global për luftën kundër AIDS për programe që ofrojnë teste, konsulenca, mjekime dhe parandalime, me objektivin specifik për të ndaluar transmetimin e HIV nga nëna tek fëmijët e saj.

iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus produkti i kuq janë të disponueshëm në modelet 128GB dhe 256GB duke nisur nga 909 Euro.
Të dy modelet janë të disponueshëm që sot në të gjithë botën.

RED u themelua në vitin 2006 dhe ka mbledhur më shumë se 465 milionë USD të destinuar për Fondin Global dhe që atëherë dhe Apple ka bashkëpunuar me të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat