Policia paralajmëron përdoruesit e iPhone për një mashtrim të rrezikshëm

Mobile

Policia paralajmëron përdoruesit e iPhone për një mashtrim të rrezikshëm

Më: 24 mars 2017 Në ora: 14:27
iPhone

Policia në SHBA ka paralajmëruar përdoruesit e iPhone për një mashtrim të rrezikshëm në rrjetet sociale.

“Hapeni Siri dhe thoni numrin 108”, kjo është kërkesa e kampanjës në rrjetet sociale që në dukje të parë duket e parrezikshme. Por kur kërkoni këtë numër në Siri, telefoni juaj do të realizoj thirrje në numrin emergjent 911. Ky veprim, i cili po ndodh në numër të madh përdoruesish po hapë telashe tek operatoret dhe i bllokon ata që të marrin thirrje për ndihmë nga personat në nevojë.

Numri 108 është kodi ndërkombëtar për numrin e emergjencave 911 dhe asistenti i Siri e kupton si thirrje në numrin emergjencave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat