Galaxy Note 8 pritet të ketë ekran 4K prej 6.4 inç

Mobile

Galaxy Note 8 pritet të ketë ekran 4K prej 6.4 inç

Më: 25 mars 2017 Në ora: 14:31
Ilustrim

Ndërkohë që është paralajmëruar se do të arrijë në treg kah fundi i verës, pajisja e kompanisë Samsung, Galaxy Note 8 mësohet se pritet të vijë me ekran prej 6.4 inç në formatin 4K.

Edhe pse kemi pasur disa spekulime se cilat do të jenë risitë, raporti më i ri tregon se Galaxy Note8 do të vijë me procesor Snapdragon 835 ose serinë Exynos 9 të çip-setit.

Sa i përket ekranit, aty pritet të jetë ekrani 6,4 inç Super AMOLED 4K me dimensione të mundshme 4428 x 2160 piksel. Po ashtu thuhet se Note8 mund të ketë 6 GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat