Honor 8 Pro - telefoni më i mirë Huawei deri më tash

Mobile

Honor 8 Pro - telefoni më i mirë Huawei deri më tash

Më: 8 prill 2017 Në ora: 16:40
Honor 8 Pro

Nëse kërkoni Android të fuqishëm me ekran të madh, harduer të fuqishëm dhe kamerë kualitative dhe se modelet më të reja të Samsung-ut janë tepër të shtrenjta, atëherë një zgjidhje interesante mund të bëhet me modelin më të ri të Huawei, Honor.

Modeli Honor 8 Pro vjen me ekran 5.7 inç, rezolucion 2.560x1.440 pikselë, procesor me tetë bërthama Kirin 960, 6GB RAM dhe bateri me kapacitet të madh 4.000mAh.  

Kjo pajisje vjen edhe me dy kamera të pasme me rezolucion 12MP, ndërsa nga ana e parme ndodhet kamera me 8MP, ndërsa nga opsionet tjera duhet përmendur memorien e brendshme me 64GB, e cila mund të zgjerohet përmes kartës microSD.  

Honor 8 Pro ka sensor për leximin e gishtërinjve, hyrje USB-C, mbështetje për NFC dhe mbushje të shpejtë të baterisë.

Telefoni punon me sistemin operativ Android 7 Nougat dhe Huawei EMUI 5.1 interfejs.  Mediat e huaja shkruajnë se Honor 8 Pro është telefoni më i fuqishëm deri më tash i Huawei, ndërsa në tregun evropian do të paraqitet më 20 prill, me çmim prej 549 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat