Google investon 880 milionë dollarë në LG, për ekranet e lakuara të Pixel 2

Mobile

Google investon 880 milionë dollarë në LG, për ekranet e lakuara të Pixel 2

Më: 10 prill 2017 Në ora: 15:26
Google Pixel 2

Google dëshiron të ndjekë rivalët kryesor të tregut të telefonave, përkatësisht kompanitë si Samsung dhe Apple në drejtim të përdorimit të ekraneve të lakuara në pajisjet e saj mobile.

Google është duke e bërë telefonin e saj të ardhshëm, gjeneratën e dytë të linjës Pixel këto ditë. Dhe tani një raport i ri nga Electronic Times të Koresë së Jugut sugjeron se telefonat e ardhshëm Google Pixel mund të vijnë me ekranin e lakuar OLED.

Në fakt raporti nga ET ka theksuar se Google dëshiron të investojë të paktën 880.2 milionë dollarë në kompaninë e saj partnere LG Display të Koresë së Jugut.

Burimet zbuluan se Google dëshiron të investojë këtë sasi të madhe të fondeve për të marrë një furnizim të qëndrueshëm të ekraneve fleksibile (OLED) për telefonat e saj të ardhshëm Pixel.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat