Huawei prezanton edhe një telefon të ri

Mobile

Huawei prezanton edhe një telefon të ri

Më: 11 prill 2017 Në ora: 18:01
Huawei Enjoy 7 Plus

Huawei sapo ka prezantuar edhe një telefon, i cili kësaj radhe do të hyjë në kategorinë e buxhetit.

Në “cicërimën” e publikuar nga Roland Kvant, shohim se telefoni quhet Huawei Enjoy 7 Plus, dhe se do të ketë specifika pak më të dobëta. Por, interesante është bateria e tij e madhe prej 4000 mAh.

Telefoni do të ketë ekran 5,5 inç me rezolucion 720p dhe sistem operimi Android 7.0 Nougat, me çip-set Qualcomm Snapdragon 435, 3 GB RAM dhe 32 GB memorie të brendshme. Aty do të jetë edhe kamera prej 12 MP nga ana e pasme, përkatësisht kamera prej 8 MP nga ana e parme.

Edhe pse Roland nuk e përmend, telefoni do të ketë edhe skanerin për leximin e gishtërinjve.

Aktualisht telefoni është në shitje vetëm në Kinë dhe atë me çmim prej 230 dollarësh, ndërsa nuk ka informacione se kur do të paraqitet edhe në tregjet tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat