Samsung teston prototipin e telefonit me dy ekrane

Mobile

Samsung teston prototipin e telefonit me dy ekrane

Më: 12 prill 2017 Në ora: 14:17
Samsung- ekranet

Raportimet më të reja, të cilat i sjell ET News nga Koreja Jugore, thuhet se do të kemi një model me dy ekrane, të cilin do të na e sjellë kompania e njohur Samsung.

Sipas këtyre pohimeve, kompania jugkoreane është duke testuar prototipin e telefonit me dy ekrane.

Tashmë një kohë të gjatë spekulohet se një telefon i tillë mund të jetë modeli preliminar i telefonit të mençur të quajtur Galaxy X.

Thuhet se telefoni do të jetë i palosshëm nën këndin prej 180 shkallësh dhe do të ketë ekran OLED.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat